Më herët këtë javë, Lil Pump postoi një foto – të shkrepur të dielën e kaluar në një jaht në Miami – duke mbajtur një djalë.
E lezetshme dhe asgjë e jashtëzakonshme përveç mbishkrimit tronditi 17 milionë ndjekësit e tij: “Mami nuk do të më lërë të shoh djalin tim #të drejtat e baballarëve”.
View this post on Instagram
Kjo krijoi një trazim të madh në mediat sociale, dhe në botën e hip-hopit me disa media që raportuan se Lil Pump kishte zbuluar se ai ishte një baba për herë të parë, shkruan TMZ, transmeton Insajderi.
Por, ai vogëlush nuk është djali i tij. Burime TMZ treguan se djali është në të vërtetë djali i Andre Malek, një kapiten i jahteve që operon me çarter në Miami.
Djali shpesh bën fotografi me njerëz të famshëm dhe që punësojnë babanë e tij. Ai gjithashtu ka llogarinë e tij në Instagram që menaxhohet nga prindërit. /Insajderi.com
View this post on Instagram