Reperi veteran dhe kontroversi Fero do të vijnë me një bashkëpunim?

Reperi veteran dhe kontroversi Fero do të vijnë me një bashkëpunim?

Getoar Selimi, reperi shumë i pëlqyer nga publiku do reagojë me anë të muzikës pasi shumë shpejt pritet të sjellë një super bashkëpunim me Feron.

“Lajmi.net” ka mësuar se po planifikohet një super duet mes Getoarit dhe Feros. “Lajmi.net” ka kontaktuar me menaxherin e Feros i cili tha fjalë të mëdha për Getoarin.

Ai tha se kanë raporte shumë të afërta me Getoar Selimin dhe me kënaqësi do të bashkëpunonin me të. Menaxheri nuk e përjashtoi si mundësi një gjë të tillë mirëpo shtoi se nuk ka asgjë konkrete deri në këtë moment. “Lajmi.net” ka kontaktuar edhe me njërin prej menaxherëve të BabaStars, Dekorim Sahitin i cili tha: “Gjithçka mund të ndodhë”.