Reperja e famshme nis procedurën ligjore për divorc

Reperja e famshme nis procedurën ligjore për divorc

Reperja e famshme Cardi B do divorcin nga bashkëshorti i saj, reperi Offset nga grupi Migos, njofton Insajderi.

Cardi B with her husband, Offset.

Cardi B, emri i vërtetë Belcalis Almanzar, paraqiti një kërkesë divorci në Atlanta të martën pas gati tre vjet martese, sipas një regjistrimi të gjykatës së Qarkut Fulton të shqyrtuar nga The Times.

Një seancë dëgjimore në këtë rast është caktuar për 4 nëntor.

Reperja 27 vjeçare, deklaroi se aktualisht është e ndarë nga burri i saj, martesa është “prishur në mënyrë të pakthyeshme” dhe “nuk ka asnjë perspektivë për një pajtim”, raportuan People dhe TMZ. /Insajderi.com