Reperja e njohur ‘çmend’ rrjetin duke bërë ‘twerk’ për bashkëshortin

Reperja e njohur ‘çmend’ rrjetin duke bërë ‘twerk’ për bashkëshortin

Cardi B ka treguar anën e saj striptiste për një vallëzim të nxehtë për bashkëshortin e saj në pushimin e ditëlindjes.

Reperja Cardi B ka festuar gjatë fundjavës ditëlindjen e saj të 27-të në një pushim luksoz me bashkëshortin e saj, Offset.

Cardi ka pasur një javë të bukur të ditëlindjes ndërsa pushimet me Offset ishin qershia mbi tortë, si për ta ashtu edhe për fansat dhe ndjekësit e çiftit.

 

Gjatë gjithë kohës dyshja kanë ndarë në rrjetet sociale edhe momentet intime mes veti, e sidomos videot ku Cardi shihet duke kërcyer e duke vallëzuar për Offset me lëvizje provokuese.

Në njërën nga videot ajo vallëzon në bikini shumë të hollë që i zbulojnë të gjitha tatuazhet që i ka në të pasmet, ndërsa kërcen me këngën hit të grupit të Offset, Migos “Bad and Boujee”.

Ndërsa ajo shihet edhe në hotelin ku po qëndrojnë, në bikini Louis Vuitton me ngjyra teksa kërcen me një tjetër këngë të Offset, teksa ai po e shijon pamjen.

Madje këtë video Cardi e ka shpërndarë në të gjitha rrjetet sociale.

Reperja para se të fillonte karrierën e saj si artiste, ishte valltare në kubet e natës, ku fitoi shuma të mëdha të parave të cilat i ka mbledhur për të investuar në karrierën e saj.

E që nga albumi i parë ajo ka gjetur suksesin që e kishte kërkuar.

Së fundi, Cardi është shfaqur në rolin e një striptizereje edhe në filmin shumë të përfolur, Hustlers, ku vetëm reprizoi punën e saj të mëparshme.