Reperja kosovare e akuzuar për keqpërdorim, lanson këngën e re “Kein Wort”

Reperja kosovare e akuzuar për keqpërdorim, lanson këngën e re “Kein Wort”

Rep artistja e njohur kosovare e cila jeton dhe vepron dhe Gjermani, Loredana, tashmë e ka publikuar videoprojektin e paralajmëruar në bashkëpunim me reperen tjetër gjermane, Juju.

Kënga me titull “Kein Wort”, vjen një muaj pas videoprojektit “Mit Dir”, i cili u mirëprit nga fansat e Loredanës.

Edhe në këtë projekt, reperja ka punuar me producentët e famshëm gjerman, Miksu dhe Macloud, derisa për dukjen e saj nuk i ka anashkaluar bashkëpunëtorët e rregullt kosovarë, Sellma Kasumoviq dhe Kaci Lleshi.

“Kein Wort” ende pa i mbushur 24 orë të lansimit, ka arritur ti marrë 1 milion klikime me platformën muzikore YouTube.

Kujtojmë se, Loredana akuzohet për mashtrim në vlerë të 700 mijë frangave, kurse vëllai i saj Berati për 200 mijë. Sipas gazetës zvicerane “20 minuten”, ajo dyshohet se ka shkaktuar një dëm material ndaj një çifti zviceran, e që kap vlerën e mijëra frangave.