
Sonte në emisionin Review, do të jetë i ftuar menaxheri më i suksesshëm, Faton Shoshi.
Ndonëse është aluduar se reper Ledri Vula është larguar nga menaxhimi i tij, Shoshi ka vendosur që të flas për këtë gjë në emisionin Review. Po ashtu nuk kan mbetur anash komentet rreth artistëve si Buta, Era e Tayna.
Pak kush e di, por Erolld Belegu është menaxheri i parë shqiptar. Ai për emisionin Review ka ndarë eksperiencat, duke folur kështu edhe për kohën kur e ka menaxhuar Era Istrefin.
Këtë javë do të ketë edhe ‘vox pop’. Qytetarët janë pyetur se a i dijnë emrat e vërtetë të artistëve si, Buta, Kresha, Skivi, Tayna e shumë të tjerë.
Jon Pireva, është artisti i ri i cili do të jetë në rubrikën ‘artistët e rinj’.
Për të gjitha këto, ndiqni emisionin Review në ora 20:10, në TV Dukagjini, Live në Insajderi dhe Review.
Faton Shoshi ne Review – Sonte 20:10 ne Dukagjin
Faton Shoshi ne Review – Sonte 20:10 ne Dukagjin
Gepostet von Review am Samstag, 21. Dezember 2019