Revista “Time” rendit Dua Lipën si një nga personazhet më me ndikim në botë

Revista “Time” rendit Dua Lipën si një nga personazhet më me ndikim në botë

Ikona e muzikës shënoi edhe një tjetër arritje në karrierën e saj – ajo është emëruar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë për vitin 2021 nga revista prestigjioze “Time”, njofton Insajderi.

Gjithashtu, gjatë ditës u zbulua edhe fotografia e saj e kopertinës – këngëtarja shihet e veshur më një fustan të gjatë rozë dhe take.

Legjenda Kylie Minogue, me të cilën Lipa bashkëpunoi për remix e këngës “Real Groove” ka shkruar një profil për artisten duke e cilësuar si një yll që shkëlqen.

“Dua Lipa është një yll që shkëlqen, që ndez një shteg verbues nëpër kozmosin e pop-it. Pak më pak se katër vite më parë ajo publikoi dy albumet e parë. Sot, ajo po kërcen dorë për dore me zeitegeistin. Unë hyra në orbitën e Duas nëntorin e kaluar, kur u shfaqa si e ftuar në koncertin e saj virtual Studio 2054. Prodhimi ishte spektakolar dhe gjithëpërfshirës, disi retro, me zërin e saj të njohur”, shkruan Minogue.

Më tej ajo shkruan edhe për etikën e Duas në punë dhe të gjitha arritjet e saj i quan të jashtëzakonshme marrë parasysh moshën e saj, 25 vjet.

“Etika e saj e famshme e punës rrezatonte gjatë gjithë koncertit. ‘Duhet të punosh fort, që të kesh pak fat’, i tha babai i saj kur ajo ishte më e re. Siç duket ajo e ka dëgjuar. Arritjet e saj janë gjithnjë e më të jashtëzakonshme duke pasur parasysh që ajo është vetëm 25 vjeçare. Ajo është e dashur, cool dhe e zgjuar. Dhe unë, si miliona të tjerë, pres më shumë dhe madje edhe më shumë nga La Lipa”, përfundon ajo.

Dua Lipa ka ndarë një postim për të falënderuar revistën “Time” dhe artistën australiane për fjalët e bukura që kishte shkruar për të. /Insajderi.com