
Rezidenca 12 milionë funtesh e George Clooney u përmbyt nga uji. Hyrja automobilistike e aktorit hollivudian u përmbyt dhe kopshti i tij, duke përfshirë një fushë tenisi, ishin zhytur në ujë me baltë, shkruan The Sun, transmeton Insajderi.
Aktori 59 vjeçar, ka shpenzuar miliona në pronën e shekullit 17 pranë brigjeve të lumit Thames në Berkshire, ku ai jeton me bashkëshorten, Amal.
Aty pranë, përmbytjet kanë shkaktuar mjerim edhe për Debbie McGee. Shtëpia e saj u pa e rrethuar me ujë nga përmbytja dje, duke e bërë gati të pamundur afrimin nga rruga.
Reshjet e mëdha të shiut kanë bërë të pakalueshme edhe rrugët në Mountsorrel, Leics. /Insajderi.com