Në rast se nuk e kishit dëgjuar: Kim Kardashian dhe Kanye West po divorcohen.
Pas muajsh spekulimesh mbi gjendjen e martesës së tyre, Kim bëri konfirmoi ndarjen duke bërë kërkesë për divorc muajin e kaluar, duke përmendur dallime të papajtueshme, njofton Insajderi.
Dhe pasi ndarja u bë zyrtare, raportet sugjeruan që “vizionet e ndryshme” të Kim dhe Kanye mbi jetën dhe rritjen e fëmijëve të tyre ishin një faktor i madh kontribues në divorc, sipas BuzzFeed.
Por pavarësisht se nuk ka thënë asgjë, Kim ka përdorur mediat sociale për të komunikuar ndjenjat dhe përparësitë e saj tek fansat. Në dy javë nga paraqitja e kërkesës për divorc, ajo ka ndarë një numër të pashembullt të fotove familjare.
Kështu që kur ajo ndau disa postime që ishin një shenjë e drejtpërdrejtë për Kanye, disa fansa menjëherë filluan të spekulonin se dyshja po mendonte për një ribashkim.
Spekulimet filluan të mërkurën, pasi Kim ndau një video të saaj duke bërë palestër. Dhe çfarë kishte mbathur ajo? Një palë atlete “Yeezys” – marka e Kanye.
Por kjo nuk dukej se ishte një lloj rastësie. Ajo vazhdoi të ndajë dy fotografi të mëtejshme të asaj që duket të jetë Psalmi, fëmija i saj më i vogël, ku mbathur kishte një palë tjera.
Sigurisht, ndjekësit filluan të pyesnin se çfarë mund të nënkuptojë kjo shfaqje mbështetjeje për Kanye. A po bashkoheshin dyshja?!
Sidoqoftë, fatkeqësisht kjo ndoshta nuk nënkupton këtë.
Në vitin 2018, Kim zbuloi se Kanye në fakt e kishte bërë atë një pronare të Yeezy pasi ajo refuzoi një marrëveshje të madhe biznesi që përfshinte promovimin e një versioni të markës.
“Një markë më ofroi një milion dollarë për të bërë një postim për disa nga veshjet e tyre”, tha Kim gjatë një paraqitje në podcast Pretty Big Deal. “Dhe ata zakonisht imitojnë Yeezy”.
Kim vazhdoi duke thënë se ajo e refuzoi marrëveshjen për të mbështetur Kanye, dhe për Ditën e Nënës atë vit, ai i dhuroi asaj një zarf.
“Unë hap zarfin dhe është një çek prej një milion dollarësh dhe ishte një shënim që thoshte, ‘Faleminderit që gjithmonë më mbështete dhe nuk postove”, shpjegoi Kim. “Dhe pastaj, në pjesën tjetër të zarfit, ishte një kontratë për të qenë një pronar i Yeezy dhe përqindja ime”.
Më vonë atë vit, Yeezy do të vlerësohej në 1.5 miliard dollarë, dhe ajo ende mban aksionet në kompani sot.
Pra, çdo rreshtim publik që Kim ka me Yeezy është vetëm çështje biznesi. Në fakt, atletet që po vishte vajza e saj që Kim postoi, pritet të lansohen në treg në fund të marsit, kështu që kjo ishte qartë një dredhi promovuese. /Insajderi.com