Rihanna dhe i dashuri i saj Asap Rocky, janë të përkushtuar ndaj njëri -tjetrit, pavarësisht nëse martesa është apo jo në planet e tyre të së ardhmes.
Një burim i ‘Us Weekly’, ka zbuluar së ata janë duke planifikuar një fejese të mundshme.
“Këta të dy janë aq të çmendur në dashuri, dhe është e vërtetë se ka shumë zhurmë në rrethin e tyre rreth një fejese të mundshme,” zbuloi ai.
Ai ka treguar së një gjë e tillë mund të ndodhë shumë shpejtë.
“Duke iu referuar sugjerimeve që Rocky ka kjo mund të ndodhë së shpejti, por nuk ka presion dhe ajo që ka më shumë rëndësi për të dy ata është të vazhdojnë të ndërtojnë këtë gjë vërtet të bukur që kanë krijuar”, ka pohuar burimi.
Këngëtarja e hitit “Umbrella,” dhe reperi 32 vjeçar, janë në lidhje serioze pavarësisht nga statusi i tyre martesor, por të dashurit e saj shpresojnë që ajo të lidhë kurorëzimin në një moment.
“Ata janë shumë të hapur me miqtë, dhe është ndryshe nga çdo lidhje që ata kanë përjetuar ndonjëherë me dikë tjetër”.
“Ata nuk kanë nevojë për një copë letër për të qenë të lumtur, por Rihanna është një romantike e vërtetë, miqtë dhe familja e saj veçanërisht nëna e saj, kanë dëshirë ta shohin të martuar”.
Thashethemet për lidhjen e tyre për herë të parë filluan gjatë vitit 2019.
Rocky ishte gjithmonë nxitësi i çdo flirti mes tyre.
Pasi konfirmuan lidhjen e tyre ai e quajti Rihannën “Dashuria e jetës sime”./Insajderi.com