Rihanna do të lansojë kompaninë e saj të modës

Rihanna do të lansojë kompaninë e saj të modës

Po pra, Rihanna më në fund është duke u futur në lojën e modës, duke lansuar një koleksion me 22 maj në Paris për “LVMH”, që quhet “Fenty”.

Kjo kompani do të ketë gjithçka çfarë ju duhet për ta ri-brenduar gardërobën tuaj, pasi që do të ofrojë veshje të ndryshme, aksesorë, syze dielli dhe stoli të çmuara, transmeton Telegrafi.

Ky është krejtësisht brendi i ri i modës që lansohet nga “LVMH” qysh prej Christian Lacroix, që ishte themeluar në vitin 1987. Prandaj po, është punë e madhe!

Rihanna ka deklaruar se dizajnimi i një linje si kjo me LVMH-në është një moment shumë i veçantë, duke shtuar se si Arnault i ka dhënë mundësinë  ta zhvillojë shtëpinë e modës në sektorin e luksit, pa limite artistike.

“Nuk do të kisha mundur të imagjinoja një partner më të mirë për nga kreativiteti dhe biznesi, dhe jam e gatshme që bota të sheh se çfarë kemi ndërtuar së bashku”, ka deklaruar ajo

Ky koleksion do të jetë i gatshëm së shpejti, por ende nuk ka lajme sa i përket çmimeve.