Këngëtarja e famshme Rihanna, e ka quajtur presidentin Donald Trump “derr amoral”, pas urdhrit të ndalimit të myslimanëve për të hyrë në Amerikë.
“I neveritur! Ky lajm është shkatërrues! Amerika është duke u shkatërruar para syve tanë! Çfarë derri amoral duhet të jesh që të zbatosh një urdhër të tillë!!”, ka shkruar Rihanna në llogarinë e saj në Twitter.
Përveç këngëtares Rihanna, vendimin e Trump e kanë kundërshtuar edhe shumë artistë tjerë ndërkombëtarë.
Aktorja iraniane, Taraneh Alidoosti, protagoniste e filmit “Klienti” i Asghar Farhadi, kandidat për çmimin Oscar si filmi më i mirë i huaj, ka bojkotuar ceremoninë e “Academy Awards” si shenjë proteste ndaj vendimit të presidentit amerikan Donald Trump./Insajderi.com