Rihanna është shtatzënë?

Rihanna është shtatzënë?

Rihanna është nderuar me titullin “hero e kombit” në Barbados, në ditën kur ky shtet feston kalimin e tij në një republikë të pavarur.

Kryeministrja e këtij vendi, Mia Mottley i ka thënë asaj që të “Vazhdoni të shkëlqeni si një diamant”, shkruan The Guardian.

Rihanna është qytetarja më e famshme e Barbadosit dhe në vitin 2018 u emërua ambasadore zyrtare për kulturën dhe rininë.

Miëpo pas pamjeve nga ceremonia e Barbadosit që festonte inaugurimin e tyre të parë presidencial, fansat kanë filluar të spekulojnë se Rihanna mund të jetë shtatzënë, shkruan The Sun.

Pse fansat mendojnë se Rihanna është shtatzënë?

Ndërsa asnjë thashetheme nuk është konfirmuar, shumë përdorues kanë hyrë në llogaritë e tyre në rrjetet sociale për të folur nëse Rihanna është apo jo shtatzënë.

Një llogari e verifikuar, e quajtur The Academy, shkroi: “Rihanna është shtatzënë me fëmijën e saj të parë me A$AP Rocky”.

Ky status i Twitterit ka marrë mijëra shpërndarje dhe pëlqime, por nuk ka asgjë për të mbështetur pretendimet.

Shumë njerëz kanë publikuar fotografi nga ceremonia e inaugurimit në Barbadosit, duke pretenduar se Rihanna duket dukshëm e fryrë te pjesa e barkut.

Kjo nuk është hera e parë që ndizen thashetheme për këngëtaren dhe miliarderen e famshme.

Në vitin 2019, filluan të qarkullonin thashethemet se ylli ishte shtatzënë.

Ajo iu drejtua thashethemeve në një intervistë për Revistën “Vogue”, duke thënë “Unë nuk mendoj për gjëra të tilla. Por, nuk e di… planin e Zotit”.

“Mezi pres të gjitha thashethemet për shtatzëninë pas kësaj interviste”, vazhdoi ajo./Insajderi.com