Rihanna organizon pasarelë me personazhe shumë të famshëm

Rihanna organizon pasarelë me personazhe shumë të famshëm

Lërjani në dorë Rihanna-s, që gjithnjë të sjellë diçka të vecantë, interesante e që mbahen në mend gjatë.

Këasaj here, artistja organizo një pasarelë të veçantë për koleksionin e saj të ri “Fenty Savage”.

Ajo ka zgjedhur të organizojë një spektakël të vërtetë, i cili u mbajt mbrëmjen e djeshme në Los Angeles Convention Center.

Çfarë e dalloi këtë pasarelë nga ato që janë mbajtur gjithmonë? Fakti që ajo mblodhi në një skena disa nga emrat më të famshëm të industrisë në Hollyëood, të gjitha të veshura me koleksionin e saj.

Diva e muzikës pop ishte kujdesur që në pasarelë të parakalonin disa nga emrat më të famshëm të modelingut – njëkohësisht mikeshat më të mira të Rihanna-s. Bella Hadid, Paris Hilton, Cara Delevingne, Irina Shayk, Erika Jayne, Laura Harrier , Alva Claire, Abby Champion dhe Willow Smith.

Koleksioni i ri i të brendshmeve paraqet një ndërthurje shumë interesante: lëkurë, dantellë dhe lateks.

Ndonëse shfaqja do të transmetohet sonte në Amazon Prime, më poshtë mund të ndiqni disa shkrepje të bëra gjatë prezantimit. /Insajderi.com

Gigi Hadid

Irina Shayk

Paris Hilton