
King Khan dhe vajza e tij Saba Lou po padisin Rihanna për shkelje të së drejtës së autorit, konfirmojnë raportet e TMZ dhe Pitchfork.
Sipas dokumenteve të gjykatës të siguuara nga TMZ, King Khan dhe Saba Lou pretendojnë se Rihanna përdori këngën e tyre të vitit 2012 “Good Habits (and Bad)” pa leje në një klip në Instagram që promovonte kompaninë e saj Fenty, njofton Insajderi.
“Good Habits (and Bad)” u shkrua nga King Khan dhe Saba Lou. Artistët dëshirojnë që kënga e tyre të mos përdoret më në këtë kapacitet nga Fenty, dhe ata po padisin
Rihanna për dëmtime akoma të paspecifikuara për reklamën mori më shumë se 3.4 milionë shikime. /Insajderi.com