Rihanna premton se ‘pritja do ia vlejë’ për albumin e ri

Rihanna premton se ‘pritja do ia vlejë’ për albumin e ri

Këngëtarja aktualisht është duke punuar në vazhdimin e albumit të saj të vitit 2016 ‘Anti’, të etiketuar si ‘R9’, njofton Insajderi.

Në fillim të kësaj vere, Rihanna siguroi fansat e saj se muzika e re është në rrugë e sipër, duke zbuluar se ajo është “gjithmonë duke punuar” për materiale të reja.

Duke folur me New!Magazine  në një intervistë të re (përmes Contact Music), Rihanna dha një përditësim tjetër mbi progresin e saj me R9 ’, duke thënë:“ Unë jam gjithmonë duke punuar për muzikë të re. Vetëm për shkak se nuk kam publikuar një album prej disa vitesh nuk do të thotë që nuk kam punuar”.

“Unë nuk do të publikojë këngë të reja, vetëm pse njerëzit e kërkojnë këtë. Unë dua të pres momentin e duhur – dhe pritja do t’ia vlejë”.  /Insajderi.com