Duket sikur secilin moment jemi duke u afruar me albumin e nëntë dhe të shumëpritur të Rihanna-s.
Në një intervistë për The Associated Press, Bad Gal Riri hodhi dritë mbi procesin e vazhdueshëm krijues. Ajo foli për marrëdhënien e saj emocionale me albumin dhe krijimin e muzikës.
Në fund të fundit, duket se albumi i ri do të jetë sipas kushteve të saj – edhe pse kjo do të thotë që adhuruesit e saj duhet të presin edhe pak: “Unë thjesht dua të argëtohem me muzikë. Gjithçka është kaq e rëndë. Bota në të cilën jetojmë është shumë e rëndë dhe dërrmuese. Presion i tepërt për çdo ditë. Dhe unë po e përdor muzikën si mënyrë për të dalur jashtë kësaj. ”
Çfarëdo që të ndodhë, ajo ka një premtim: “Unë do ta përfundoj albumin”.
Në ndërkohë, ne mund të marrim dozën tonë nga Rihanna në shfaqjen e saj të re Savage X Fenty – e cila transmetohet në Amazon Prime. Shikoni një ‘teaser’ më poshtë./Insajderi.com