Një nga gratë më të bukura të industrisë së muzikës është padyshim Eli Fara.
Së fundmi këngëtarja ka ndarë në Instagram një foto të saj 31 vite më parë dhe duket si një ikonë e modës dhe bukurisë të atyre viteve, njofton Insajderi.
“1989!Korçë”, shkruan krah fotos ku Eli ka qenë 22 vjeçare në një foto bardh e zi.
Natyrisht që ajo mori shumë komente nën foton e postuar në Instagram, por ai që ra në sy ishte i mikes së saj të ngushtë dhe koleges, Aurela Gaçe.
“Çfarë ylli domethënë, nam. Nëpër rrugët e Korçës kur kaloje, kushedi çfarë trazirash shkaktoje. Edhe ta bëra me rimë, fol po deshe”, shkruan ajo. /Insajderi.com