Rikthim pas në kohë – Rina Balaj hap arkivat e kujtimeve

Rikthim pas në kohë – Rina Balaj hap arkivat e kujtimeve

Për një periudhë të shkurtër kohore, Rina Balaj u bë një nga artistet më të ndjekura të industrisë sonë. Pas daljes nga “On Records”, ajo po punon si një artiste e pavarur dhe i prezantoi publikut nje dimension krejtësisht ndryshe të muzikë së saj, njofton Insajderi.

Pas lansimit të këngës “Bad Rosita”, që u prit shumë mirë nga publiku, këngëtarja shfletoi albumet e vjetra familjare, dhe ndau disa nga imazhet me ndjekësit e saj në Instagram.

Ajo publikoi fotografi nga viti 2001 dhe 2002, kur Rina ishte një vogëlushe e adhurueshme dhe na tregoi edhe një herë sa shumë e adhuron ngjyrën e kuqe.

Më pas, në një fotografi tjetër ajo shihet me gjyshin e saj të ndjerë, ku shkruan: ““Unë dhe gjyshi im. Më mungon shumë baci”.

Në fund, ajo ndau edhe një fotografi të nënës së saj. Fotoja e publikuar është shkrepur në vitet e 90-ta, fiks para 31 vjetësh. /Insajderi.com