Rikthimi i epidemisë së fruthit në mbarë botën

Kjo është Java Botërore e Imunizimit dhe sot do të përqendrohemi tek një sëmundje që mund të çrrënjoset, sikurse lija e dhenve, apo siç ndodh me poliomelitin, në sajë të disa programeve ndërkombëtare. Por në vend që të zhdukjet, sëmundja vdekjeprurëse e fruthit kohët e fundit po njeh një rikthim.

Rikthimi i epidemisë së fruthit në mbarë botën

Fruthi është një sëmundje që prek vetëm njerëzit, kështu që mund të fshihet tërësisht nga faqja e dheut ashtu sikurse lija.

Por, pavarësisht se ekziston një vaksinë shumë e efektshme dhe e sigurt, kohët e fundit ka pasur një rikthim të fruthit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton se vetëm në tre muajt e parë të këtij viti, rastet e fruthit janë trefishuar krahasuar me vitin e kaluar, transmeton VOA.

Në Afrikë, situata është edhe më e rëndë Afrika pati një rritje prej 700 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Instituti Kombëtar i Shëndetit paralajmëron se rënia e numrit të vaksinimeve për fruthin është duke shkaktuar një ringjallje globale të kësaj sëmundjeje shpesh vdekjeprurëse, përfshirë edhe SHBA, e cila është e parandalueshme.

Para se vaksina të bëhej e disponueshme në vitet 1960, në mbarë botën patën vdekur nga fruthi rreth dy milionë njerëz. Në Shtetet e Bashkuara, çdo vit infektoheshin nga fruthi tre deri në katër milionë njerëz.

Njerëzit kanë 90 për qind shanse të preken nga fruthi nëse nuk janë të vaksinuar dhe bien në kontakt me një person të infektuar.

Zgjidhja është që ata të marrin dy doza të vaksinës së fruthit. Kjo do të thotë që prindërit duhen edukuar lidhur me sëmundjen dhe rëndësinë e vaksinës.

Po aq e rëndësishme është që vaksinimi të jetë një përparësi e sistemeve shëndetësore në mbarë botën.