Sipas Independent, yjet e “Sex and the City”, do të paguhen më shumë se 1 milion dollarë për cdo episod të rikthimit, njofton Insajderi.
Më 10 janar pas shumë muaj spekulimesh u konfirmua se seriali hit i viteve ’90 do të rikthehej si mini-serial me titull “And Just Like That…”.
Seriali do të ndjekë Carrie Bradshaw (Sarah Jessica Parker), Charlotte York (Kristin Davis) dhe Miranda Hobbes (Cynthia Nixon) ndërsa navigojnë në të pesëdhjetat, por nuk do të përfshijë Kim Cattrall si Samantha Jones.
Siç raportohet nga Variety, yjet e shfaqjes do të marrin më shumë se 1 milion dollarë për episodin e ri të shfaqjes. Mini-seriali do të përbëhet nga 10 episode gjysmë ore, me të tre aktoret kryesorë që shërbejnë gjithashtu si producente ekzekutive në shfaqje. /Insajderi.com