Rina Balaj befason me ndryshimin e ri në dukje

Rina Balaj befason me ndryshimin e ri në dukje

Reperja Rina Balaj vazhdon të jetë mjaft aktive gjatë këtyre ditëve në rrjetet sociale.

Duke qenë se po punon në albumin e ri, këngëtarja shqiptare nuk ka lënë anash as dukjen e saj, pasi kujdeset vazhdimisht për pamjen dhe stilin.

Ajo njihet për eksperimentet e shumta dhe këtë herë ka bërë flokët ngjyrë të kaltër, ashtu siç nuk e kemi parë asnjëherë.

“Përshëndetje, emri im nuk është Maria”, ka shkruar mes tjerash Balaj.

Imazhi ka arritur të grumbullojë mbi 600 komente e po ashtu edhe mbi 19 mijë pëlqime nga ndjekësit e saj.