Rina Balaj reagon për thashethemet se ajo është shtatzënë

Së fundmi, në rrjete sociale dhe media rozë u përfol se Rina Balaj është shtatzënë. Teksa ajo po punon në projekte të reja me të dashurin e saj, më në fund i adresoi edhe këto thashetheme, njofton Insajderi.

Rina Balaj reagon për thashethemet se ajo është shtatzënë

Pas shumë artikujsh që qarkulluan dhe nga mesazhet që mori, Rina Balaj hodhi poshtë thashethemet për një shtatzëni të mundshme.

“Njerëz nuk jam shtatzënë, thjesht kam shtuar peshë dhe dukem më e kolme”, shkruan ajo në një postim të saj në llogarinë e Instagramit.

U bënë disa muaj që reperja po qëndron në Durrës me të dashurin e saj reperin, Sin boy. Ata kanë punuar intensivisht për projekte të reja duke përgatitur edhe një album.

Ndonëse gjëra të mëdha për çiftin po vijnë, në planin afatshkurtër një bebe nuk është një nga ato. /Insajderi.com