Rina Balaj regon për videon ku thuhet se është përfshirë në përleshje

Rina Balaj regon për videon ku thuhet se është përfshirë në përleshje

Në rrjete sociale është aluduar se reperja Rina Balaj është përfshirë në një përleshje.

Por, këngëtarja shqiptare ka reaguar rreth këtij lajmi duke postuar videon në llogarinë e saj InstaStory, teksa sqaron të vërtetën për fansat e saj.

“Kjo video e cila ditëve të fundit ka pushtuar rrjetet sociale me pretekstin që jam unë, desha t’i paralajmëroj të gjithë fansat se unë nuk jam në këtë video dhe që jam gjithmonë kundër këtyre dukurive”, ka shkruar ajo.