Rina Balaj sapo na solli versionin e saj të tendencës së fundit në modë

Rina Balaj sapo na solli versionin e saj të tendencës së fundit në modë

Veshjet e frymëzuara nga uniformat e tenisit do t’i gjeni kudo këtë pranverë dhe verë – nga Bluzat e bardha me jakë, ose të prera në bel, çorapet e gjata dhe fundet me pala, njofton Insajderi.

Markat e ndryshme të modës, që nga ato urbane në ato luksoze po imitojnë detajet e veshjeve të tenisit për tendencën e re këtë vit. Ju nuk duhet të dini as të luani tenis që të vishni një bluzë të ngushtë dhe një minifund.

E fundit që solli në versionin e saj këtë frymë, ishte Rina Balaj.

Ajo shfaqet në një fushë tenisi e veshur me një këmishe aspak tradicionale dhe një fund të shkurtër më para. Ngjyrat e qeta shkonin bukur me flokët e saj rozë të ndezur.

Pamjen e kompletoi me një pale çizme ushtarake, cantë të vogël ngjyrë roze dhe një palë syze të zeza dielli. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by balerina (@isyourgirlrina)