Rina Balaj zbulon se çfarë i tha nëna për videoklipin e saj të ri

Rina Balaj zbulon se çfarë i tha nëna për videoklipin e saj të ri

Vitin 2020, Rina Balaj e përmbylli më publikimin e këngës “Zjarr” e cila u shoqërua me videoklip.

Sa i përket këtij viti të ri, ajo ka akoma nuk ka lansuar një këngë të re, mirëpo ka disa javë që po promovon një prurje të re muzikore.

Bëhet fjalë për këngën me titull “Bad Rosita”, e cila sipas një postimi të artistës në llogarinë e saj në Instagram, do të publikohet me 16 mars.

Natyrisht, do të ketë edhe një videoklip që do të shoqërojë këngën e re, dhe është kuptuar që xhirimet kanë përfunduar dhe gjithçka është gati.

Rina ndau me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram, edhe komentin që mori nga e ëma për videoklipin e ri.

Ajo i ka dërguar një pamje nga reazlimi vizuel dhe e ëma ia ktheu se duket si një artiste e viteve të 80-ta.

Në më pak se një javë, edhe në të gjithë do të këmi mundësinë të ndjekim këngën dhe videoklipin e ri nga këngëtarja. /Insajderi.com