Rina sjell bashkëpunim me divën shqiptare

Rina sjell bashkëpunim me divën shqiptare

Rina Balaj është kthyer në një ndër emrat më të njohur të momentit në shoëbizin shqiptar, e cila një  javë me parë mori vëmendjen e të gjithëve me një postim në Instagram, ku kishte pozuar krah këngëtares së famshme Adelina Ismaili.

Së fundmi, në emisionin e mëngjesit në “T7”, reperja ka treguar publikisht planet për projektet e ardhshme dhe ka zbuluar se do të sjellë një super bashkëpunim me Adelina Ismailin.

Ky bashkëpunim do të jetë ripërpunim i njërës prej këngëve të Adelinës, siç ështëedhe trendi i fundit shumë i pëlqyeri muzikës shqiptare. Megjithatë, mbetet ende të presim se kur do të lansohet projekti i reperes.