
Reperja, Rina Balaj është duke i shijuar pushimet me të dashurin e saj, Sin Boy në bregdetin shqiptar në Sarandë, njofton Insajderi.
Kjo është bërë e ditur përmes disa postimeve nga bukuroshja e Istogut në Instagram, ku ajo shfaqet mjaft e lumtur përkrah të dashurit.
Rina nuk ka hezituar të publikojë edhe foto me bikini, të cilat i vënë në pah format e saj perfekte trupore.
Në anën tjetër reperja është duke përgatitur projektin e saj më të ri të titulluar “California”.
“Bad Rosita” është projekti i fundit i cili është pritur mjaft mirë nga përkrahësit e saj./Insajderi.com