Rinës nuk i shkon mirë pa Feron, e lë muzikën

Rinës nuk i shkon mirë pa Feron, e lë muzikën

Rina Balaj e filloj karrierën me balada por pa sukses, ishte Fero ai që i dha famë Rinës duke e inkuadruar në rep muzikë në bashkëpunimin  e tyre “Ska konkurenc”.

Ishte ky bashkëpunim me Feron që i dha Rinës famë të madhe në vend si re artiste.

Rina la baladat për të hyrë fuqishëm në rep, duke sjellë disa hite një pas një.

Rina pranonte publikisht në intervista që Fero është ai që i dha hovin këngëtares, së pari me bashkëpunim e me pas duke i ndihmuar me tekste.

Rina madje shpesh here ka thënë se ka filluar të shkruaj tekste vete, por fansat çdo here e kritikonin atë, duke ja bërë të ditur Rinës që shihet qartë që tekstet ja shkruan Fero.

Mirënjohjet e Rinës për Feron u ndalen në momentin që Fero u largua nga kompania ku ishte kolegë i Rinës.

Ndonëse Rina tentoj të vazhdoj të këndoj edhe pa ndihmën e Feros, projektet e saj nuk e patën të njëjtin sukses si dikur.

Madje po flitet që Rina ka hequr dorë nga muzika, edhe profil i saj në Instagram nuk është më aktiv. A ishte Fero arsyeja pse dështoj Rina në projektet e fundit dhe pse u largua nga muzika, apo ishte ndonjë arsye tjetër akoma nuk dihet qartë.