![Rinor Hykolli e konfirmon bashkëpunimin e Taynës me Mozzik, jep detaje për këngën dhe klipin](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/01/Rinor-Hykolli-Tayna-Mozzik-730x440.png)
Kanë kaluar tashmë disa orë qysh kur reperi, Gramoz Aliu i njohur si Mozzik ka paralajmëruar audiencën për ardhjen e asaj që ai po e konsideron si ‘mega hit’ e që pritet ta sjellë në bashkëpunim me reperen Tayna.
Është menaxheri i reperes, Rinor Hykolli ai i cili e ka konfirmuar për ‘Gazetën Insajderi’ që dyshja do të vijnë me bashkëpunim dhe se kënga është tashmë e finalizuar.
Hykolli ka treguar që xhirimet e klipit pritet të nisin me 2 shkurt të këtij viti, ndonëse ka treguar se kënga i është dorëzuar tashmë kompanisë që do të merret me krijimin e klipit në mënyrë që të kenë hapësirë të mendojnë për idetë.
![](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/01/tayna_80890544_564478580798895_4515329763040428641_n-730x794.jpg)
© Tayna [instagram]
Është edhe vet reperja, Tayna e cila pak minuta më parë ka publikuar edhe dy imazhe ku shihet bashkë me Mozzik në studio. Ajo ka shkruar se ‘mega hiti’ i tyre është bërë për gjysmë ore, dhe se po duan me ua ‘shti lakminë’ të gjithëve deri sa të dal.
![](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/01/tayna_80016920_470011470605864_864751237773789081_n-1-730x913.jpg)
© Tayna [instagram]
/ © Insajderi /
Detaje të reja për rastin e “tentim-dhunimit” të Butrint Imerit, flasin protagonistët dhe psikologu