Rinor Hykolli thotë se do të lajmërohet vet në polici pasi të kthehet në Kosovë

Rinor Hykolli thotë se do të lajmërohet vet në polici pasi të kthehet në Kosovë

Rinor Hykolli menxheri i reperës, Tayna është duke u kërkuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka kryer veprën penale – lëndim i rëndë trupor.

Policia në një njoftim ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për lokalizimin e tij.

 

 

Në lidhjë më këtë rast Hykollin, ka thënë së është i angazhuar më koncerte dhe sapo të kthehet në Kosovë do të lajmërohet në polici.

 

Ai ka treguar se në lidhjë më këtë rast është intervistuar edhe më parë nga polici  dhe më pas është liruar.

“Nuk ka të bëj asgjë me atë punë, një djalë e ka paraqitur këtë rast dhe nuk jam i përfshirë. Unë jam paraqitur vet në polici, jam intervistu 3 orë m’i kanë marrë të dhënat dhe më kanë liruar. Pas pesë dite më kanë thirre prapë me shku me dhanë intervistë dhe u kam kërku shpjegim pasi që jam i angazhuar me koncerte në Ulqin dhe më kanë thënë që kam fletë-arrest dhe kur e kam marrë vesh kam thënë se kanë me um dërgu në mbajtje dhe nuk jam lajmëru më”, citohet të ketë shpjeguar Hykolli në një bisedë përmes telefonit për KALLXO.com.

 

 

Në anë tjetër,  biznesmeni është menaxher i disa emrave të njohur të showbizit shqiptar, prandaj edhe është mjaftë i angazhuar në këtë sezone verorë./Insajderi.com