Rinumërohen votat e Eurovision – Shqipëria ia kalon Serbisë

Rinumërohen votat e Eurovision – Shqipëria ia kalon Serbisë

Falë një gabimi në jurinë e Bjellorusisë organizatorët e Eurovision vendosën të bëjnë një rinumërim votash, nga ku ka ndryshuar edhe renditja e disa shteteve.

Njëra nga ato ishte edhe Shqipëria e përfaqësuar nga Jonida Maliqi me këngën “Ktheju Tokës”.

Në renditjen fillestare ne ndodheshim në vendin e 18-të, por me renditjen finale ngjitemi një vend më sipër, duke ia kaluar kështu edhe fqinjëve tanë serb.

Në katër vendet e para nuk pati ndryshime.