Rita frikësohet për nënën e saj, pasi po ndihmon në luftën kundër COVID-19

Rita frikësohet për nënën e saj, pasi po ndihmon në luftën kundër COVID-19

Nëna e Rita Orës, Vera Ora së fundi iu bashkua Shërbimit Kombëtar Shëndetësor, për të ndihmuar në këtë periudhë pandemie.

Pasi nëna e saj i ekspozohet rrezikut, Rita pranon se është e frikësuar për shëndetn e saj, por shprehet krenare me të.

Vera dhe Rita ishin mysafire në emisionin “This Morning”, ku përmes paraqitjes me video-live, folën për shëndetin mendor dhe gjithë situatën në të cilën po kalon bota.

Rita tha se ishte nëna e saj që e frymëzoi të paraqitej vullnetare në shërbim mjekësor.

Vera po punon si vullntare në NHS dhe vazhdimisht jep këshilla e bën thirrje për të qëndruar në shtëpi, në mënyrë që të mbrohemi nga pandemia. 

 

Ushqimet më të preferuara gjatë karantinës