Rita Ora akuzohet për ‘mashtrim’ dhe ‘përvetësim kulturor’ pasi fansat kuptuan se ajo është shqiptare

Rita Ora akuzohet për ‘mashtrim’ dhe ‘përvetësim kulturor’ pasi fansat kuptuan se ajo është shqiptare

Rita Ora është kritikuar në një postim në Twitter tashmë viral se ka ‘mashtruar’ fansat e saj dhe ka ‘përvetësuar’ kulturën afrikane, njofton Insajderi.

Të dielën, një përdorues në Twitter akuzoi këngëtaren 29-vjeçare britanike për “mashtrim”, duke bashkëngjitur një fotografi të Orës me prindërit e saj dhe imazhe ku ajo shihet me modele flokësh që i takojnë historikisht kulturës afrikane.

“Të zbulosh se Rita Ora nuk është e zezë dhe të dy prindërit e saj janë shqiptarë të bardhë është aq e trishtueshme. Kjo vajzë na ka mashtruar”, shkruhet në tweet, i cili ka grumbulluar afro 100,000 pëlqime dhe më shumë se 20,000 retweet.

Në vitin 2016, Wendy Williams i tha Orës, “Unë kam menduar se ishe gjysmë e zezë dhe gjysmë e bardhë, ose diçka e tillë.”

Ora u përgjigj: “Të gjithë e mendojnë këtë. Por jo, unë jam shqiptare.”

Megjithë prejardhjen e saj evropiane, Ora është parë vazhdimisht me flokët e saj në gërsheta, dread-locks dhe afro – e të gjitha konsiderohen si përvetësim kulturor.

Të famshme si Kylie Jenner, Kim Kardashian West, Jeffree Star, Bhad Bhabie dhe Lucy Hale janë kritikuar për gjithashtu për modele të tilla flokësh. /Insajderi.com