Rita Ora bashkëpunim me Ed Sheeran

Rita Ora bashkëpunim me Ed Sheeran

Këngëtarja me prejardhje shqiptare Rita Ora, ka goxha kohë që nuk ka lansuar ndonjë këngë të re. Por kjo gjë duket se do të përfundoj shumë shpejt, pasi që, ajo është duke punuar në albumin e saj të dytë, shkruan KultPlus.

E në kuadër të këtij albumi, duket se do të vjen edhe një bashkëpunim i këngëtares me një prej këngëtarëve të famshëm në botë siç është Ed Sheeran.

Një gjë e tillë, u kuptua përmes rrjeteve sociale të të dy artistëve, të cilët kanë publikuar video dhe foto së bashku.

Në Instagram Rita ka publikuar një video të shkurtër bashkë me Sheeran ku në sfond dëgjohet edhe një pjesë muzikore. Ndërkaq Ed Sheeran ka publikuar një video ku shihet vetëm ai, dhe ka shkruar se kënga do të jetë në albumin e dytë të Ritës.