Rita Ora ka vazhduar turneun e saj të madh “Phoenix” nëpër Europë, kurse stacioni i radhës ishte Polonia.
Këngëtarja kosovare kësaj radhe u ndal në Varshavë të Polonisë dhe atmosfera ku këndoi ajo ishte me të vërtetë impozontë.
Mijëra fansa të saj e kishin rrethuar Ritën duke brohoritur emrin e saj derisa ajo ka kënduar disa nga hitet e saj, përfshirë edhe hitin e saj të fundit “Ritual”, që e publikoi sonte bashkë me Tiestan dhe Jonas Blue.
E pas kësaj ishte koha për koncertin e saj në Varshavë që ishte pjesë e festivalit të muzikës “Orange”.