Rita Ora detyrohet t’i nënshtrohet një operacioni

Rita Ora detyrohet t’i nënshtrohet një operacioni

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora nëpërmjet një postimi në Instagram ka treguar se dy javë më parë i është nënshtruar një operacioni.

Ajo ka hequr bajamet dhe për fat të mirë çdo  gjë e ka kaluar me sukses.

“Para dy javësh iu nënshtrova tonsillektomisë (heqjes së bajameve) dhe më lejoni t’iu them se nuk është shaka. Është shumë e dhimbshme, por në aspektin pozitiv më ka dhënë kohë që të reflektoj në qetësi dhe të shërohem”, shkruan Rita.

Më pas ajo tregon se për ditën e të dashuruarve ka vizatuar disa zemra me ngjyra dhe me to uron njerëzit e dashuruar.

“Nuk jam Moneti (Claude Monet, piktor francez), por më pëlqejnë shumë ngjyrat. Prandaj i kam bërë disa vizatime të shpejtë për ditën e të dashuruarve për ata që i dua. Urime dita e Valentinit të dashuruar”, përfundon këngëtarja.

Pas kësaj ndërhyrjeje Rita nuk ka treguar se kur do të kthehet me ndonjë projekt muzikore. Megjithatë ashtu siç e thotë edhe vetë ajo, i duhej pak kohë për të pushuar.