In Memoriam

Rita Ora: Eulogji për gjyshen e saj të ndjerë

Rita Ora: Eulogji për gjyshen e saj të ndjerë

Në postimin e saj të fundit në Instagram, Rita Ora dha lajmin e kobshëm që gjyshja e saj – nëna e Vera Orës – ka ndërruar jetë, njofton Insajderi.

Ndërsa Rita nuk zbuloi shkakun e vdekjes, ajo shkroi një eulogji prekëse për të jetën e gjyshes së saj “të kujdesshme, të fortë, qesharake”.

Në postimin e saj ajo kishte ndarë edhe disa shkrepje fotografike me gjyshen e ndjerë, duke shkruar: “E dashura Nani, ju ishit personi më elegant dhe punëtor që kam takuar. Çdo ditë ajo dilte për shëtitje e gjitha e rregulluar bukur, merrte kafenë e saj pa ndihmën e askujt, sepse ajo nuk e donte atë!”

“Ajo ishte aq e kujdesshme, aq e fortë dhe shumë qesharake! Zot sa qeshnim kur ajo tregonte të vërtetën, nuk kishte asnjë filtër! Ajo kujdesej e donte me gjithë zemër. Do të më mungosh çdo ditë”, vazhdoi Rita, duke shtuar më pas: “Pusho në paqe pranë gjyshit dhe unë e di që do të na mbrosh dhe do të na udhëheqësh”.

“Mundohuni të mos bëni shumë qejf atje lart në parajsë sepse kam frikë të ndjehem e lënë anash! Të dua nan. Xx”, përfundon shkrimin Rita. /Insajderi.com