
Rita Ora kishte mbuluar flokët me një material dhe kjo gjë e bëri atë që të bie në sy gjatë mbrëmjes së MarGala.
E veshur me një fustan të kuq ndezës, Rita të verbonte me bukurinë që shpërndante. Fustani i 26-vjeçares prej mëndafshi, lidhej me një fjongo të madhe në njërën anë të krahut, shkruan DailyMail.
Ndërsa, TheSun shkruan se Rita ‘goditi’ me paraqitjen e saj me fustanin e kuq të ndezur, duke mbyllur turmën kur arriti.
Fustanin e këngëtares e dizajnoi një stiliste japoneze nga shtëpia e modes Marcheza Fashion.