
Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, shumë shpejt do të publikojë hitin e saj më të ri.
Bëhet fjalë për projektin me titull “Lonely Together” e cila duket se do të vijë vetëm në versionin audio. Lajmin e ka konfirmuar këngëtarja përmes Instagram, ku ka bërë me dije që edhe 3 ditë kanë mbetur që të lansohet projekti.
“Është himni im i verës! Mezi pres që ta dëgjoni të gjithë! Edhe tri ditë!”, ka shkruar Rita.
Pjesë e hitit të radhës është edhe Avicii – DJ i njohur suedez. Në profilin e tij në Facebook ai ka zbuluar një moment thelbësor të ndërtimit të këngës që tingëllon si euforike dhe e pamohueshme.
“Prodhimi i pabesueshëm, melodi e papërballueshme, dhe në këtë rast, stil artistik nga Rita Ora e bukur”, ka shkruar Avicii.
Today I want to share a preview of ‘You Be Love’ that we recorded in Nashville. You can pre-save the song on Spotify here http://avicii.lnk.to/pre-save #avicii2017
Posted by Avicii on Sunday, 6 August 2017