Rita Ora ka kujtuar momentin e sikletshëm kur Madonna e bëri të gjunjëzohej në dysheme, njofton Insajderi.
Ajo përshkroi takimin me Mbretëreshën e Popit më herët në karrierë, duke e quajtur këngëtaren, një nga idhujt më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
Ora tha se ajo ishte duke punuar në një fushatë për linjën e veshjeve të Madonna-s kur u takuan dhe ndanë një moment të pabesueshëm.
Gjatë një paraqitjeje virtuale në USTV, ajo tha: “Kam pasur një moment të mahnitshëm me të, shumë sikletshëm, por edhe shumë të pabesueshëm. Ajo me të vërtetë thjesht më bëri të gjej dritën time dhe duke bërë atë na u desh të gjunjëzoheshim në dysheme”.
“Më duhej të shkoja dhe të merrja frymë në tualet para se ta takoja atë. Kjo ndodhi në fillimet e mia në karrierë. Dhe unë po merresha me një fushatë për Madonna-n, një linjë veshjesh… pastaj ajo erdhi më takoi dhe unë e adhuroja dhe thjesht nuk mund të mbushesha me frymë”, shtoi ajo më tej.
Ora është në Australi, ku po luan si gjyqtare në The Voice së bashku me Keith Urban, Guy Sebastian dhe Jessica Mauboy.
Më tej tha se qëndrimi në Australi deri më tani ka qenë thjesht i mahnitshëm. /Insajderi.com