Rita Ora mahnitë më pamjen në Met Gala 2021, shoqëruar nga i dashuri i saj Taika Waititi

Rita Ora mahnitë më pamjen në Met Gala 2021, shoqëruar nga i dashuri i saj Taika Waititi

Të hënën është mbajtur mbrëmja prestigjioze Met Gala, në të cilën kanë marrë pjesë yje të shumtë ndërkombëtarë të cilët u paraqitën në tapetin e kuq.

Pjesë e mbrëmjes ishte edhe artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, e cila u pa në këtë mbrëmje e shoqëruar nga i dashuri i saj, Taika Waititi.

Çifti dukeshin plot shkëlqim me veshje e tyre ndërsa arritën në tapetin e kuq të shoqëruar me drejtuesin e “The Tonight Show Jimmy Fallon”, shkruan Nzherland.

Dyshja gjithashtu u ndalën shpejt në tapetin e kuq për të folur me prezantuesen e “Vogue”, Keke Palmer, ku Waititi po fliste për lidhjen e tij me Orën.

Rita dukej e mahnitshme në një veshje të markës “Prada” me stoli plotësuese diamanti, por është unaza në gishtin e saj të fejesës, që i bëri të gjithë t’i hedhin asaj një shikim të dytë.

Në fillim të këtij muaji dyshja kishte fansat që spekulonin se Waititi e kishte bërë propozimin pasi Rita publikoi një InstaStory një fotografi me një unazë në gisht pak javë më parë.

Ora më pas e fshiu këtë postim, i cili tregonte dorën e saj të majtë me një unazë dhe një manikyr special.

Në gusht dyshja në fjalë bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq në premierën e “The Suicide Squad” në Los Angeles.

Ishte hera e parë që ata u shfaqën në një tapet të kuq së bashku si çift./Insajderi.com