Shpërthimi i pandemisë, prishi planet e ditëlindjeve që nga muaji mars e deri më tani, dhe Rita Ora, nuk ka ndonjë ide se si do të festojë ditëlindjen e saj të 30-të, njofton Insajderi.
E nëse menduat se ditëlindja e saj ka afruar, jeni gabim. Ajo do të mbushë 30 vjet, me 26 nëntor. Por që gjithsesi ka filluar të mendojë se si do ta festojë.
Duke qenë se përvjetori është vetëm disa muaj larg, Rita ka postuar disa foto nga datëlindja e vjetshme. “Pyes veten se çfarë do të bëj për 30-vjetorin. Hmmmm…”, ka shkruar këngëtarja dhe gjithë vëmendjen, në fakt, e ka marrë komenti i së ëmës.
Rita Ora nuk ka pse të mendoj më shumë për organizim planesh, sepse një të tillë mamaja e saj Vera vetëm se e ka vendosur.
“Për ditëlindjen e 30-të? Në shtëpi te nona!”, ka shkruar Vera, duke shtuar edhe disa ikona të qeshura. /Insajderi.com