Rita Ora merr dhuratë nga kompania ‘Apple’ Iphone 11

Rita Ora merr dhuratë nga kompania ‘Apple’ Iphone 11

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka marrë së fundmi një dhuratë shumë speciale.

Ajo ka publikuar në InstaStory një fotografi, ku shfaq një iPhone 11 të ri.

Në mbishkrimin e saj, këngëtarja shqiptare falënderon kompaninë “Apple”, pasi këtë telefon e ka dhuratë ekskluzivisht nga ata.

“Faleminderit ‘Apple’. Jam shumë e emocionuar, e dua lodrën time të re”, ka shkruar 28-vjeçarja në InstaStory.