Rita Ora merr këshillën tipike shqiptare nga nëna e saj

Rita Ora merr këshillën tipike shqiptare nga nëna e saj

Rita Ora ka më pak se një muaj që është zhvendosur në Australi, ku do të shfaqet në versionin australian të spektaklit, “The Voice”, njofton Insajderi.

Me gjithë volumin e madh të punës dhe përkushtimit që kërkon roli i saj si juri, këngëtarja here pas here ka marrë pak pushim për të vizituat plazhet e bukur të vendit.

Në disa postime në Instagram, që ishin shkrepur gjatë kohës që ajo po qëndron në Sidnej me të motrën, Elenën, u vërejt një skuqje në kraharorin e saj, nga ekspozimi i tepërt në diell.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

E para që e vuri re këtë detaj ishte nëna e saj, Vera Ora, që i ka lënë Ritës një koment tipik shqiptarësh. Si të gjitha nënat ajo e këshilloi të lyhej me kos që të trajtonte skuqjen, dhe komenti ishte i gjithi në shqip.

“Rita Pita lyju pak me kos se koke djeg”, shkruan nëna e saj, Vera, në koment. /Insajderi.com