Rita Ora me të dashur të ri?

Rita Ora mbrëmë kishte veshur një fustan të bardhë dhe një xhaketë me po të njëjtën ngjyrë, teksa darkoi me Eyal Booker

Rita Ora me të dashur të ri?

Rita Ora është e njohur për flirtet e saj të shpeshta dhe veshjet e jashtëzakonshme.

Këngëtarja dukej shumë bukur me një fustan të bardhë të ngushtë, me dekolte të hapur, përfundi së cilës një tyl i zi e theksonte edhe më shumë kontrastin.

Sipër fustanit një peliçe e bardhë gëzofi, i jepte prekjen e fundit imazhit të saj prej dive.

Rita ishte e përcjellur nga Eyal Booker nga “Love Island” të premtën mbrëma, dhe ndonëse ndonjëri nuk ka komentuar, ne aludojmë nëse ky është i dashuri i ri i Ritës, pas ndarjes nga Andreë Watt, raporton Dailymail.

Paparacit e fotografuan Ritën së bashkur me Eyal, i cili është 21 vjeç teksa po dilnin prej Notting Hill.