
Para pak ditësh, Rita Ora publikoi një insert të shkurtër prezantues të videoklipit të saj të ri dhe befasoi të gjithë – ajo shfaqet me veshje kombëtare, njofton Insajderi.
Videoklipi i ri, që ajo e ka quajtur mini filmin e saj, shoqëron bashkëpunimin e Rita Orës me Imanbek, David Guetta, Gunna dhe Khea.
Për veshjen e këngëtares u përkujdes kreatori, Valdrin Sahiti, të cilën e bëri të ditur vetë ai me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram.
Ai shkroi se Rita i kërkoi atij “t’i tregonte të gjithëve stilin tonë tradicional dhe etnografik” dhe ai iu përvesh punës.
Videoklipi i ri ka pas minuta që është lansuar dhe ju mund ta ndiqni duke klikuar në videon e mëposhtme. /Insajderi.com