Rita Ora një nga prezantueset e sivjetme të MTV EMA

Rita Ora një nga prezantueset e sivjetme të MTV EMA

Rita Ora ka dhënë lajmin se do të jetë prezantuese e MTV Europe Music Awards 2020 që do të mbahet më 8 nëntor, përmes rrjeteve sociale.

Dy javë më parë u shpallën nominimet për evenimentin e madh të ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards.

Sa i përket artisteve shqiptare, e vetmja e nominuar sivjet në MTV EMA 2020 është Dua Lipa.

Ajo u nominua në katër kategori përfshirë, “Artistja më i mirë e vitit”, “Kënga më e mirë e vitit”, “Artistja më e mirë e zhanrit Pop” dhe “Artistja më e mirë regjionale”.

“E emocionuar që do ta prezantojë këtë vit, MTV EMA”, ka shkruar Rita Ora.

Alicia Keys, DaBaby, Karol G, Jack Harlow dhe Tate McRae janë disa nga artistet që do të performojnë në MTV Europe Music Awards (EMA), transmeton tch.

Lady Gaga në tjetrën anë kryeson nominimet për EMA me gjithsej shtatë çmime duke përfshirë, “Videoja më e mirë e vitit”, “Kënga më e mirë e vitit” dhe “Bashkëpunimi më i mirë i vitit”, për këngën e saj “Rain on Me”./Insajderi.com