Rita Ora ka nxitur thashethemet e fejesës pasi u pa jashtë dhe me një unazë në gishtin e martesës.
Këngëtarja ka qenë në një lidhje me regjisorin 39-vjeçar Romain Gavras për gjashtë muajt e fundit.
Por duket se gjërat mund të lëviznin shumë shpejt për çiftin pasi Rita u pa me një unazë në gisht ndërsa ishte duke shkuar në një restorant në Ëest London të enjten mbrëma.
Vëzhguesit pretendojnë se ylli po e vinte në pah unazën që ta shohin të tjerët.
Një burim tha për The Sun se “ajo dukej me humor të lartë kur doli nga restoranti dhe pastaj futi dorën në xhep.”
Fotot tregojnë yllin duke u përpjekur të fsheh fytyrën e saj ndërsa po largohej nga restoranti Taqueria në Notting Hill.
Rita u përpjek të fshehë dorën e saj – e cila shfaqte një unazë argjendi të stampuar me një lloj xhevahiri.
Rita dhe Romain dolën publikisht me romancën e tyre në korrik pas katër muaj lidhje sekrete./Insajderi.com