Rita Ora paguan gjobë të majme se shkeli rregullat anti-COVID

Rita Ora paguan gjobë të majme se shkeli rregullat anti-COVID

Ndonëse këtë vit, Rita Ora u përpoq që të bënte një festë të vogël për ditëlindjen e saj të 30, por kjo nuk ndodhi, dhe këngëtarja përfundoi duke thyer rregullat strikte të Mbretërisë së Bashkuar kundër përhapjes së pandemisë, njofton Insajderi.

Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, shkroi se ndjen thellësisht keqardhje që theu rregullat dhe kupton se rrezikoi shëndetin e të tjerëve.

Festën e ditëlindjes së saj këtë të shtunë e quan një “gabim të pafalshëm dhe serioz”.

“The Sun” ekskluzivisht raportoi se festa u mbajt në një restorant në perëndim të Londrës, dhe Rita e pranon se festa u organizua “me pikëpamjen e gabuar se po dilnim nga bllokimi dhe kjo do të ishte në rregull”.

Festa ku ishin të ftuar 30 persona erdhi vetëm pak ditë para lirimit të Mbretërisë së Bashkuar nga bllokimi në 2 dhjetor.

“Daily Mail” raporton se Rita tashmë ka paguar vullnetarisht një gjobë të majme prej 10,000 eurosh.

Duket se ndoshta nuk pagimi i gjobës nuk do të jetë fundi i telasheve të saj, sepse policia u paraqit në shtëpinë e Ritës të hënën për të hetuar më tej çështjen.

Është e paqartë nëse restoranti do të përballet me ndonjë ndëshkim për thyerjen e kufizimeve të COVID por thuhet se policët po hetojnë edhe lokalin gjithashtu. /Insajderi.com